Spartak Ngjela ka deklaruar se pas figurës së shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare, letërsia shqipe në Shqipëri ndodhet në një fazë krize dhe mediokriteti, ndërsa në Kosovë po shënon një zhvillim të dukshëm cilësor. Sipas tij, ky është një proces i zakonshëm historik i zhvendosjes së qendrave kulturore brenda një qytetërimi, por ai thekson se Shqipëria mbetet ende prapa në investimet për modernizimin e kulturës.
“Që pas shkrimtarit me fame botërore, Ismail Kadare, letërsia shqipe në Shqipëri është në krizën e mediokritetit.
Kurse letërsia shqipe në Kosove është në progres.
Por kjo është e zakonshme në historinë e letërsisë botërore.
Gjithsesi duhet të theksojme se letërsia shqipe në Kosovë ështe në progres cilësor.
Por kjo është normale, sepse janë dy shtete shqiptare sot.
Në të njëjtën kohë na duhet te theksojmë se kështu eshte zhvilluar letërsia cilësore në këtë qytetërim: nga zona në zonë.
Gjithsesi duhet të kujtohemi se letërsia dhe kultura shqiptare sot është në një nivel të ri, por shteti shqiptar në Shqipëri sot nuk investon për medernizmin në kulturën shqiptare.
Por kjo do të rregullohet, sepse janë të shumtë shqiptarët e brezit te ri që po shkëlqejnë në kulturën perëndimore.
Ndersa sot, edhe qytetërimi shqiptar është në ngritje cilësore, pavarësisht se Shqipëria nuk e ka dot ende ketë frymë
Por historia është shëruesi më i mirë i një kombi dhe i një shoqërie.
Te dy shtetet shqiptare janë sot mbështetja kryesore e Shqipërisë së Re në zhvillimin modern të Arbërisë së Madhe që po vjen.
A do ta krijojnë dot sot shqiptarët Federatën e Arbërisë me dy shtetet shqiptare – Shqipëria dhe Kosova; qe ky bashkim të jetë qendra e gravitetit për krijimin e Arbërisë së Re me të gjithë shqiptarinë brenda saj?
Sepse, ja, kjo duhet të jetë risia e historisë së sotme të Shqipërisë”, shkruan Ngjela.
Ndërkohë, shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka hapur debat duke u shprehur se Kadare nuk e meriton plotësisht suksesin e tij, duke shtuar një tjetër dimension polemik në diskutimin për vlerësimin e letërsisë dhe figurave të saj kryesore në hapësirën shqiptare.
