Sipas Spartak Ngjelës, po qarkullojnë zëra se në SPAK mund të rihapet sërish çështja penale për vrasjen e katër personave më 21 janar 2026.
Ai thekson se mosndëshkimi i një vrasjeje ku humbën jetën persona të pafajshëm nga forcat ushtarake të një shteti përbën një krim shumë të rëndë. Për këtë arsye, sipas tij, çështja duhet të rihapet si hetim.
Ngjela nënvizon se vrasja e katër personave të pafajshëm nga Garda e Republikës, e cila sipas tij është urdhëruar dhe e dokumentuar, mbetet një njollë e errët si për drejtësinë shqiptare, ashtu edhe për historinë e vendit.
Ai shprehet se autorët e asaj ngjarjeje ende nuk janë ndëshkuar, ndërsa shton se “ferri po i pret me dyer të hapura”.
“Po flitet se në SPAK do të rihapet sërish çështja penale e vrasjes së katër personave, në 21 Janar të vitit 2026
Por na duhet ta theksojmë së mosndëshkimi i një vrasjeje të disa personavete pafajshëm, nga forca ushtarake e një shteti, eshte një krim shumë i rëndë.
Prandaj, ajo duhet të rihapet si hetim, sepse dihet qe:
vrasjet e katër personave të pafajshëm nga Garda e Republikës, e urdhëruar dhe e regjistruar në fakt, është një njollë e zezë për drejtësinë e Shqipërisë, por edhe një ngjarje e zezë për vetë historinë e Shqipërisë.
Vrasësit e asaj vrasjeje të shëmtuar, ku janë vrarë katër njerëz të pafajshëm, janë ende në parajsë, por ferri po i pret me dyer të hapura.
Unë e kam deklaruar se ajo ngjarje ka qenë e regjistruar në analet e dokumenteve të arkivuara edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe po thuhet në media se ato ndërkohë kanë ardhur dhe janë të depozituara në SPAK
Te shohim se si do të shkojë rihapja juridiko-penale e kësaj çështjeje, sepse një ngjarje si ajo, që po qëndron e pazbardhur përpara historisë, krijon në vetvete një gravitet kriminal që ndihmon në vijimin e inkriminimit të politikës në Shqipëri, por njëhetësh, edhe të vetë shtetit shqiptar, si histori”, shkruan Ngjela.