Për sezonin pranverë 2026, ngjyra kaki është një nga tonet kryesore që do të dominojnë stilin e ri të sezonit dhe konsiderohet një neutral i fuqishëm që zë vendin e ngjyrave të tjera neutrale si bexhi apo e zezë në garderobë.
Kaki është një ngjyrë natyrale që shtrihet midis nuancave të gjelbër të tokës dhe të kafenjtës, duke i dhënë një ndjenjë tokësore dhe natyrale çdo veshjeje.
Fjala “kaki” vjen nga persishtja dhe do të thotë ‘tokë’, që e lidh këtë ngjyrë direkt me natyrën.
Si ta përdorësh në garderobë
Ngjyra kaki mund të integrohet në shumë mënyra për pranverë:
Pjesë kryesore veshjeje: xhaketat, pantallonat, fustane apo xhaketat sportive, duke krijuar një bazë natyrale dhe elegante për stilin.
Si neutral që shkon me ngjyra të tjera: kombinoje me ngjyra të buta si gri, e bardhë, krem apo me nuanca pak më të ndezura si e kuqe, blu apo rozë pastel.
Funksionon mirë si me copa të lehta të pranverës, ashtu edhe me tekstura pak më të dendura për periudhën tranzitore pas dimrit./mxh
