Pinguinet përshpejtojnë stinën e riprodhimit. Kjo vjen si përshtatje për ndryshimet klimatike, pasi në Antarktidë, ku gjenden kolonitë e tyre, rritja e temperaturave është katër herë më e shpejtë.
Sipas studjuesve, fenomeni rrezikon të kompromentojë stinën riprodhuese, e për pasojë aksesin ndaj ushqimit, në një kohë kur shtohet edhe kompeticioni mes specieve.
Ekipet e programeve kërkimore të Oxford University kanë ndjekur dhe pozicionuar kamera për të vëzhguar sjelljet e tyre, që prej vitit 2012, në 37 koloni të ndryshme pinguinesh./kb
