Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në 4 KZAZ-të e Vlorës, në kuadër të përgatitjeve për procesin e votimit që do të zhvillohet ditën e nesërme.
Materialet po transportohen drejt qendrave të votimit nën shoqërimin e përfaqësuesve të qendrave zgjedhore dhe të një punonjësi policie, për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e procesit. m.p.
