Last Updated on 03/04/2026 by Kesjana
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në një konferencë për mediet ka folur për lajmërimin e bërë nga ambasada amerikane në lidhje me rrezikun iranian.
Lamallari tha se ka pasur një komunikim me zyrën e sigurisë së ambasadës dhe është konfirmuar që është një njoftim standard.
Ministri u shpreh se çdo përpjekje për të krijuar një imazh të gabuar të Shqipërisë dëmton ekonominë dhe qytetarët shqiptarë.
“Nga komunikimi me zyrën e sigurisë së ambasadës është konfirmuar se është një komunikim standard që është bërë edhe në vende të tjera. Janë marrë masa dhe për t’iu përgjigjur kërcënimeve që vijnë dhe në formë hibrike, që synojnë destabilitet. Çdo përpjekje që kërkon të krijojë një imazh të gabuar të Shqipërisë është veçse në dëm të qytetarëve shqiptarë. Cenohet drejtpërdrejt ekonomia”, tha Lamallari./kb
