Last Updated on 29/06/2026 by Kesjana
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediet është pyetur dhe për deklaratat e deputetes Marjana Koçeku.
Balla e sfidoi Koçekun të dorëzojë mandatin pasi ia ka dhënë PS dhetë votohet drejtpërsëdrejti që të mund ta përdorë atë.
Lidhur me deklaratat e Koçekut se drejtuesit në PS nuk lejonin debatin, Balla tha se në gjithë muajt kur ishte pjesë e socialistëve, ai ka marrë vetëm falënderime nga deputetja për mënyrën se si drejtohej grupi
“Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur. Personin në fjalë e ka zgjedhur PS, të dorëzojë mandatin se ia ka dhënë PS. Kur të votohet drejtpërsëdrejti ka të drejtë të përdorë mandatin. Gjatë 8 muajve kam pasur vetëm falenderime nga deputetja për mënyrën se si kam drejtuar”, tha Balla./kb
