Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka habitur me deklaratën e tij gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë kur tha se pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar nuk do të rikandidojë si prokuror i posaçëm.
Dukshëm kreu i SPAK, Altin Dumani, ka rënë “brenda” me këmbët e veta, pasi deklarata e tij nuk përputhet nga ana ligjore.
Pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar, prokurorët e posaçëm nuk mund të rikandidojnë dhe automatikisht shkon prokuror në Apel.
Sidoqoftë, edhe nësë Dumani e kishte fjalën se s’do rikandidojë si drejtues i SPAK, deklarata sërish nuk vlen. Rregulli është që mund të ketë vetëm një mandat.
Prokurorët e SPAK-ut dhe vetë drejtuesi i saj prej kohësh kanë kërkuar që mandati i tyre të mos jetë 9-vjeçar, pasi puna e tyre kufizohet dhe kjo dëmton edhe hetimet.
Më poshtë deklarata e Altin Dumanit pak më herët në Komisionin e Ligjeve
“Ju siguroj që në përfundim të mandatit 9-vjeçar nuk do rikandidoj për prokuror, e kam bërë këtë marrëveshje me veten që kur aplikova për të qenë prokuror i posaçëm.
Imagjinoni në vitit 2028, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm iu mbaron mandati brenda një viti. Vakumi që krijohet në atë institucion është shumë i madh. 11 prokurorë në një vit është e pamundur t’i zëvendësosh. Ata kanë çështje që i ndjekin me vite. Cënohen hetimet në këtë drejtim.
Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për tu rritur profesionalisht, për të krijuar imunitetin e nevojshëm karshi politikës, biznesit, krimit të organizuar. Pra një ditë të bukur, i thuhet të mbaroi mandati. Nuk e kemi luksin që një prokuror i specializuar të çohet në një prokurori tjetër. Vlerësoj se duhet parë dhe jam shprehur qartë.
Unë përcjell çfarë prokurorët e posaçëm më përcjellin mua. Nuk kemi thënë rinovim automatik të mandatit, por dhënie të drejtë për të rikandiduar. Çdo prokuror i posaçëm pas mandatit 9 vjeçar, ka nevojë të rivlerësohet.”-tha Dumani. M.P.
