Last Updated on 04/12/2024 by adminfjala
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi në një studio televizive ka komentuar sondazhet ku sipas të cilave 53% e qytetarëve nuk e dinë se si quhet deputeti i zonës së tyre.
Sipas tij kjo vjen si pasojë e ndryshimit të ligjit, pasi siç u shpreh ai ndryshimi i ligjit ka bërë vertikalizimin e pushtetit dhe ngritjen e kryetarit në kult. Shehi tha se tashmë nuk ka më debate politike brenda partisë në pushtet dhe forca kundërshtuese, pasi kryetari është ai që vendos.
Ky ligj ka vertikalizuar politikën, institucionin e kryetarit e ngre në kult. Që kur u ndryshua ligji nuk kemi më debat parlamentar, unë nuk kam parë desident më që nga 2009. Më para bëhej debat mes deputeteve të Partisë Socialiste, kishte njerëz që kundërshtonin sot nuk ka më. Janë 72 deputetë, po më gjete një të vetëm që ka kundërshtuar në katër vite më thoni. S’ka më, nuk ka më zë kundër”,-tha Shehi./K.B