Situata e trajnerit Igor Tudor te Tottenham është vënë në diskutim vetëm pak javë pas emërimit të tij.
Tekniku kroat mori drejtimin e skuadrës në mesin e muajit shkurt me synimin për të stabilizuar ekipin në fazën vendimtare të sezonit.
Megjithatë, tre humbje në tre ndeshjet e para kanë shtuar dyshimet brenda klubit londinez. Drejtuesit janë të pakënaqur me paraqitjet e deritanishme dhe po shqyrtojnë mundësinë e një ndryshimi në stol përpara pushimit të kombëtareve.
Kjo do t’i jepte kohë një trajneri të ri të punonte me skuadrën. Ndërkohë, kalendari i Tottenham mbetet i vështirë, me ndeshje të rëndësishme në vijim.
Në prapaskenë po diskutohet edhe për një trajner të mundshëm për sezonin e ardhshëm. Një nga emrat që përmendet është Roberto De Zerbi./mxh
