Eliminimi i Dritës dhe Shkëndijës së Tetovës nga Liga e Konferencës në mbrëmjen e të enjtes ka mbyllur edhe këtë vit eksperiencën e skuadrave shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Dhe sa i përket kuqezinjve, eliminimi i Shkëndijës i ka bërë “nder” ekipeve të Superiores.
Me eliminimin e Shkëndijës, Maqedonia e Veriut e ka përfunduar edicionin në vendin e 45-të në Europë, duke mbetur një pozicion pas Shqipërisë, që është e 44-ta.
Nëse tetovarët do të vazhdonin më tej në turne, Maqedonia e Veriut do të bënte rokadë me Shqipërinë në këtë klasifikim që përcakton se sa ekipe ka secili shtet në kompeticionet europiane dhe në cilat ture nisin garën.
Kuptohet që për shtetet si Shqipëria e Maqedonia e Veriut, e rëndësishme është të mos zbresin në vendin e 51-të e më poshtë, aty ku ulet në 3 numri i skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionet europiane.
Tashmë pozicioni i Shqipërisë është përfundimtar, pasi nuk ka më skuadra në garë nga shtetet që renditen poshtë saj në klasifikimin e UEFA-s./mxh
