Last Updated on 19/01/2026 by EL
Ish-kandidati për deputetit i Partisë Demokratike më Qarkun e Dibrës, Basir Çollaku, ka reaguar në lidhje me mungesën e tij, në përvjetorin e krijimit të PD-së së Dibrës.
Në doza ironie, Çollaku bën me dije se nuk është ftuar nga organizatorët e ditëlindjes së Partisë Demokratike Dibër.
“Situata e ngarkuar klimatike e reshjeve, ngricat, por edhe krisjet infrastrukturore do e kenë ngecur ngarkesën në udhëtim. Shto këtu edhe lirinë e cunguar të komunkimit nga narcoRama. Kohë belash sigurisht. Edhe telefonat kanë pasur telashe në shërbim mendoj, ngaqë SPAK ndoshta heton edhe ditëlindjet”, ironizon gazetari.
Po ashtu Çollaku nuk ka lënë pa falenderuar ata që e kanë ndihmuar në zgjedhjet e 11 majit.
Postimi i plotë i Çollakut:
Pashë në përditshmërinë e punës së lajmeve, përvjetorin e 35-të, të PD në Dibër.
Urime shpirtërore demokratë dibranë të Peshkopisë dhe Qarkut.
Besoj se një ftesë për mirësjellje opozitare duhet të më kenë nisur edhe mua. Nuk kam aspak dyshim. Një trevë me mençuri të pakonkurueshme edhe kur harron rastësisht, shkëlqen me veprimin. Deomos duhet të jetë rrugës në të ardhur. Situata e ngarkuar klimatike e reshjeve, ngricat, por edhe krisjet infrastrukturore do e kenë ngecur ngarkesën në udhëtim. Shto këtu edhe lirinë e cunguar të komunkimit nga narcoRama. Kohë belash sigurisht. Edhe telefonat kanë pasur telashe në shërbim mendoj, ngaqë SPAK ndoshta heton edhe ditëlindjet.
Kam mirënjohje të madhe për sakrificën e dibranëve opozitarë dhe demokratë. Si një prej kandidatëve të 11 majit 2025, kam dhe shumë vota të tyre në kushte ekstreme. Këtë nuk e harroj asnjëherë.
Mbetet privilegj dhe nder për mua përkatësia ime opozitare. Kujtesa e mirë është shëndet i mirë. Shëndeti i mirë është fuqi e mirë. Fuqia e mirë është mundësi betejë të mirë. Beteja e mirë bëhet luftë e mirë. Dhe lufta e mirë sjell fitoren e mirë. Kjo u shërben demokratëve gladiatorë prej 13 vitesh. Çdo demokrat ka mandat shpirtëror, forca e të cilit është burim shprese. Mos vini këmbën aty ku keni pëshpëritur lutjet. Zoti ka bekime me ngjyrat e fjalët e vendosura prej tij.
Këtë përshëndetje më së shumti ua dedikoj kureshtarëve të heshtur, miqve qortues buzagaz.. Të mos kenë përgjigje të padhënë, përse nuk isha aty për të respektuar me përulësi vuajtjen-luftë të tyre. Një urim edhe deputetëve, nga Tirana në Qark, përfaqësi shkresore e prodhuar në kohë krizash. Unë jam një prej opozitarëve tre turnesh. Siç më keni njohur. I drejtpëdrejtë. Ndaj mikut dhe “armikut”. Kështu prej 35 vitesh. Kam bindje të verbër se 36 vjetori meriton të sjellë demokratët në pushtet. Sepse ata janë 100 përqind në opozitë. Të tjerët kanë mund me ba gajret disi edhe matanë gardhit..
Urime demokratë dibranë, matjanë, bulqizakë
Me përzemërsi të padyshueshme dhe të pandryshueshme../et
