Prej më shumë se një ore ka nisur numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë.
Deri më tani janë numëruar 1005 kuti votimi nga 2 498 gjithsej.
Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 41.24% ose 97 017 vota.
E dyta vjen Partia Demokratike e Kosovës me 21.93% ose 51 584 vota. E treta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 18.08% të votave ose 42 548 vota./mxh
