Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh në Kuvend se fryma reale e protestës është një frymë “antistablishment”. Balla tha se nga protestë nuk do të lindë një parti e re, ndërsa dënoi heqjen e flamurit izraelit nga ambasada.
Ndër të tjera, ai u shpreh se kjo protestë e humbi kauzën fillestare dhe ka ndryshuar identitetin e vet. Sipas tij organizatorët nuk kanë legjitimitet dhe aspak transparencë. Më tej duke ju drejtuar protestuesve, Balla u shpreh se nuk e pranojnë PD-në si ndërmjetës të tyrë me qeverinë.
“Fryma reale e protestës është një frymë antistablishment. Nga kjo protestë nuk do të lindë një PD e re. Mund të lindin nga kjo protestë vetëm parti të reja idologjike. Për shqiptarët gjuha antisemite është e papranueshme, heqja e flamurit izraelit është shqetësuese. Shqiptarët nuk e kanë pasur për zakon të sulmojnë vendet e tjera. Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë nga nazistët. Kjo protestë e humbi kauzën fillestare dhe ka ndryshuar identitetin e vet. Organizatorët nuk kanë legjitimitet dhe aspak transparencë. Ka shqetësim si anëtar ei këtij Kuvendit për praninë e elementëve radikalë, antiperëndimor, antiamerikan, antisemitë. Nxirrni emrat, thoni çfarë keni bërë më parë në jetën tuaj. Mos u merrni me interesa të ngushta. PD nuk e ka legjitimitetin të përfaqësojë këtë protestë. Ne nuk e pranojmë PD-në, si ndërmjetësin tuaj me ne. Nuk e pranojmë këtë parti që u bë me ju pas ii morët sheshin. Negocioni me ta për sheshin jo me ne”, u shpreh Balla. /Kb
