Last Updated on 27/04/2026 by Monika
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme plenare për zgjedhjen e presidentit. Kurti tha se zgjedhja e presidentit është vendimtare për vazhdimin e funksionimit të Kuvendit dhe një palë zgjedhje të reja do të frenonin punën e qeverisë dhe do të vononin progresin në çdo sektor.
Më tej në fjalën e tij, Kurti tha se nga ana e LVV-së nuk ka pasur asnjë shmangie në marrjen e prgjegjësive për të qeverisur.
Duke u ndalur te bllokada e moskonstituimit të Kuvendit, Kurti tha se qëllimi i kësaj bllokade ishte dëmtimi i Lëvizjes Vetëvendosje, por rezultoi të ishte në dëm të shteti dhe qytetarëve. E njëjta logjikë sipas Kurtit, po përdoret dhe në bllokadën për zgjedhjen e presidentit.
Kryeminsitri i Kosovës tha se bllokada vjen nga koalicione parazgjedhore të padeklaruara, por funksionale.
Sa i përket propozimit të LVV për 3 emra jopolitikë, Kurti tha se nuk ka ardhur asnjë propozim nga ana e partive opozitare.
“Zgjedhje e presidentit vendimtare për vazhdimin e funksionimit të Kuvendit. Zgjedhjet e reja do të frenonin punën e qeverisë dhe do të vononin progresin në çdo sektor. Jabë bërëë 75 ditë që nga krijimi i qeverisë së re. Akuzat se LVV dhe partnerët e saj ikën nga përgjegjësia, nuk janë të vërteta. Nuk ka pasur asnjë shmangie në marrjen e përgjegjësive për të qeverisur. Kjo është e verifikueshme. Pyetja është kujt i shërbyen 10 muaj bllokatë të Kuvendit? Duke bllokuar Kuvendin, opozita bllokonte dhe veten. Qëllimi i bllokadës ishte për të dëmtuar LVV, por rezultoi në dëm të qytetarëve dhe shtetit. E njëjta logjikë po përdoret dhe sot. Vendi shkoi në zgjedhje në dhjetor 2025 sepse nuk kishte vullnet nga opozita për të krijuar koalicon me LVV. Rezultati i zgjedhjeve duhet të respektohet dhe respekti nuk është nënshtrim. Opozita e kupton kompromisin si nënshtrim.
LDK përbuzi çdo ofertë që i bëmë, duke refuzuar dhe takimet. Kemi koalicione parazgjedhore që s’po lidhen, por dihen dhe kjo po sjell bllokadën. Zgjedhja e presidentit është detyrim kushtetues i këtij Kuvendi në tërësinë e tij. Kemi kërkuar tre emra jopolitikë, por ende nuk kemi marrë asnjë. Asnjëra nga subjektet opozitare nuk ka bërë ndonjë propozim. Pretendojnë se LVV po merr të gjitha puhstetet, por kur u jepet mundësia zgjedhin heshtjen”, tha Kurti./mxh
