Real Madrid mund të përballet me një revolucion të madh në merkaton e verës, sipas raportimeve që lidhen me planet e Jose Mourinhos.
Trajneri portugez thuhet se ka identifikuar gjashtë lojtarë që nuk bëjnë pjesë në projektin e tij: Eduardo Camavinga, Rodrygo Goes, Franco Mastantuono, Fran García, Raúl Asencio dhe Dani Ceballos.
Këto ndryshime pritet të varen edhe nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale të klubit, ku Florentino Perez konsiderohet favorit për rizgjedhje.
Në repartin mbrojtës, Real Madrid po punon për afrimin e Ibrahima Konate dhe Denzel Dumfries. Këto lëvizje mund të hapin rrugën për largimin e Fran Garcia dhe Raul Asencio. Ndërkohë, Camavinga dhe Ceballos nuk konsiderohen pjesë e planeve të reja për mesfushën.
Klubi synon të krijojë hapësira financiare dhe të sigurojë të ardhura nga shitjet për të financuar afrimet e reja. Vera pritet të jetë vendimtare për rindërtimin e skuadrës madrilene./mxh
