Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se deputeti Erald Kapri ka thyer një rekord, është paditur për shpifje që në vitin e parë si deputet, referuar padisë për shpifje që Bashkim Ulaj i ka bërë të dyve për akuzat mbi ndërtimet në Rrjoll.
Nga Brukseli, Shehaj thekson se Kapri e ka marrë shpejt padinë për shpifje, sepse atij i janë dashur pesë apo gjashtë vite që të paditej. Sipas deputetit Kapri, ndërsa Shehaj është paditur nga Damian Gjiknuri, ai është paditur nga një oligark./mxh
