Me një vendim të marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, çdo punonjës i Policisë ka marrë një shpërblim prej 30 mijë lekësh për festat e fundvitit.
Për herë të parë, edhe punonjësit civilë brenda Policisë kanë përfituar një pagesë të plotë, ndërsa shpërblime do të marrin edhe ata që kanë kryer shërbime dhe detyra të veçanta.
Megjithatë, Sindikata e Policisë thekson se sfidat e vjetra mbeten, duke përfshirë pagat relativisht të ulëta, vonesat në pagesa për orët e punës shtesë dhe pagesat për largësi. Një tjetër problem i madh është vakanca, me rreth 1000 vende të paplotësuara në strukturat policore, të cilat pritet të mbushen nga studentët e rinj, që do të diplomohen nga Akademia e Policisë.
Sindikata shpreson që këto masa të përmirësojnë trajtimin dhe dinjitetin e punonjësve në të gjitha nivelet, por thekson se ende ka punë për të bërë për pagat dhe kushtet e punës./K.M
