Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas parashikimeve, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet të ketë vranësira të pakta deri mesatare, të cilat do të jenë kalimtare dhe nuk do të ndikojnë ndjeshëm në situatën e përgjithshme meteorologjike.
Era do të fryjë e lehtë, me drejtim juglindje–veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s.
Sa i përket kushteve në det, valëzimi parashikohet i forcës 1 ballë./kb
