Last Updated on 17/09/2026 by Klara
Sipas MeteoAlb, territori shqiptar gjatë orëve të paradites do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat e thella malore.
Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 8°C temperatura më e ulët në Bajram Curr deri në 35°C vlera maksimale, e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.
