Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës e pasdite. Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike priten që në orët e para deri në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Mjegull pritet përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit të e mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 1-2 ballë./kb
