Roma ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të marrë pjesë në mekanizmin PUR të NATO-s, që parashikon blerjen e armëve amerikane me fonde evropiane, një nismë që synon të forcojë koordinimin ushtarak të aleancës në përballje me agresionin rus ndaj Ukrainës.
Nëse miratohet, kjo do të jetë një tjetër shenjë e angazhimit të Italisë ndaj Kievit dhe përpjekjeve të përbashkëta të NATO-s për të rritur mbrojtjen ajrore të Ukrainës përballë sulmeve të vazhdueshme ruse me raketa dhe dronë.
Më herët, ministri italian i mbrojtjes, Guido Crosetto në një intervistë për La Repubblica, u shpreh se plani për mbrojtjen e Ukrainës është i tillë “T’i besohet NATO-s, ose një grupi vendesh që aderojnë në NATO, garancia e një mekanizmi automatik të mbrojtjes së Ukrainës në rast të një sulmi rus”.
Pra, sipas tij, kjo mbrojtje të vijë përmes “Reagimi të menjëhershëm nga toka, nga ajri dhe nga deti”.
Siç e ka shpjeguar Crosetto, Italia mendon se duhet të jetë drejtpërdrejt aleanca atlantike ajo që të ndërhyjë, me strukturat dhe forcën e saj. Nuk do të thotë që do të aktivizohej neni pesë i NATO-s, sigurisht, por që do të vihej në veprim një nen 5 i ngjashëm, kjo është formula e diplomacisë, domethënë “një mekanizëm si neni pesë”, i përfshirë në një traktat ‘ad hoc’.
Ky element është vendimtar, sepse përdorimi drejtpërdrejt i nenit 5 të NATO-s do të nënkuptonte t’u ofrohej rusëve mundësia për t’iu kundërvënë çdo negociate të mëtejshme për arritjen e një marrëveshjeje dhe paqes./kb