Të enjten, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe karakter lokal pritet të regjistrohen në orët e mëngjesit, fillimisht në veri të vendit, për t’u shtrirë gradualisht edhe në zonat e tjera. Herë pas here, reshjet mund të marrin formën e shtrëngatave të izoluara, kryesisht në verilindje dhe lindje.
Era do të fryjë e lehtë, me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s.
