Deputeti demorkrat, Ivi Kaso deklaroi sot se opozita e kryesuar nga Partia Demokratike i ka mjaft të qarta betejat që po bën në Kuvend.
Kaso u shpreh kritik për situatën e parlamentit, që sipas tij duhet të mbikëqyrë së paku ekzekutivin, një rol që sipas tij, po e kryen në mënyrë gjithnjë e në më pak efektive.
“I kemi mjaft të qarta edhe betejat që bëjmë në parlament, por edhe denoncimin për atë rolin gjithnjë e më pak efektiv që duhet të ketë, si një nga institucionet që duhet të mbikëqyrë të paktën ekzekutivin. Ne kemi qenë sovranistë në qëndrime dhe në reflektime të deklaratëve për sa i përket punëve të brendshme të Partisë Demokratike dhe gjendjen e PD-së. Ne besojmë se e dimë më mirë e vlerësojmë më mirë se ambasadat. Sa i përket qëndrimeve të ambasadave partnere për gjendjen e demokracisë në vend, Reformës në Drejtësi dhe çdo jë tjetër që lidhet me mirëqeverisjen ose keqqeverisjen e këtij vendi, janë vitale për vendin si e tërë”,-tha Kaso./mxh
