Last Updated on 11/04/2025 by adminfjala
Partia Demokratike ka zgjedhur zëdhënësin për fushatën zgjedhore.
Burime nga PD bëjnë me dije se në këtë detyrë të re është caktuar Andi Mustafaj.
Andi Mustafaj ka qenë pjesë e garës për deputet, madje ishte ndër më të votuarit në Primare.
Pasi u la në listën e hapur të kandidatëve për deputetë, ai hoqi dorë nga gara dhe vendosi të kontribuojë në këtë pozicion gjatë kësaj fushate./e.t
