Last Updated on 19/01/2026 by Monika
Partizani u rikthye te fitorja në kampionat, duke mposhtur Teutën 2-1 në ndeshjen e javës së 20-të të Superiores, të zhvilluar në “Arena e Demave”.
Të kuqtë kaluan në avantazh në pjesën e parë me golin e Rrok Tomës në minutën e 31-të. Fraksioni i dytë nisi me Teutën më kërkuese, teksa durrsakët arritën të barazonin në minutën e 80-të me golin e Jazxhit.
Partizani reagoi në minutat shtesë dhe gjeti golin e fitores në minutën e 93-të. Skuka asistoi nga krahu i majtë për Contreras, i cili realizoi golin vendimtar.
Në fund, ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 për vendasit. Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin e pestë me 26 pikë. Teuta mbetet po me 26 pikë, duke zbritur në vendin e gjashtë./mxh
