Last Updated on 19/10/2026 by Monika
Partia Demokratike ndau këtë mbrëmje një denoncim përmes zëdhënëses, Floriana Garo.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Garo u shpreh se nëpërmjet një vendimi të pashëmbullt, nënkryetarja e Gjykatës së Tiranës, Migena Laska, ka urdhëruar që avokatëve të mos u jepet lista e personave të arrestuar në protestë.
Deklaratata e plotë:
Avokatët e protestuesve të ndaluar nga Policia gjatë revoltës studentore njoftojnë se nënkryetarja e Gjykatës së Tiranës, Migena Laska, ka urdhëruar të mos publikohet, që do të thotë të mos u jepet avokatëve, lista e personave të arrestuar në protestë që paraqiten nesër për masë sigurie në gjykatë.
Ky është vendimi më i pashembullt në historinë e drejtësisë.
Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës për mbrojtje efektive. Me sa duket, ajo ka marrë urdhër politik që të përjashtojë kështu avokatët e zgjedhur nga të ndaluarit dhe t’u emërojë atyre avokatë patronazhistë!
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë shkelje të rëndë të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutës dhe ligjeve të vendit!/mxh
