Last Updated on 07/05/2026 by EL
Barcelona dhe Real Madrid do të përballen me njëra-tjetrën në klasiken e futbollit botëror, me ndeshjen që është e përcaktuar për t’u zhvilluar të dielën në stadiumin “Camp Nou”, për llogari të javës së 35 të La Ligas.
Kur na ndajnë dhe tre ditë nga kjo “përplasje titanësh”, informacione të rëndësishme kanë mbërritur nga të dyja kampet. Bëhet fjalë për Kylian Mbappe dhe Raphinhan, të cilët kanë rikuperuar në kohë për të qenë të gatshëm për skuadrat e tyre respektive.
Ndryshe nga sulmuesi i madrilenëve, braziliani është detyruar të qëndrojë larg fushave të lojës për një kohë të gjatë, duke u privuar nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Megjithatë, dyshja janë gati për të zbritur në fushën e lojës dhe për të na dhuruar spektaklin me të cilin jemi mësuar të shohim në nivelet botërore. /ET
