Last Updated on 27/04/2026 by EL
Një apartament është përfshirë nga flakët këtë të hënë në lagjen “Dyli Haxhire” në qytetin e Elbasanit.
Bëhet me dije se drejt apartamentit janë drejtuar zjarrfikëset, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Për momentin nuk janë raportuar persona të lënduar nga flakët, por vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përfshirjen nga flakët të apartamentit./et
