Last Updated on 17/11/2026 by Monika
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka debatuar me gazetarin Artan Hoxha në “Të Paekspozuarit” rreth përjashtimit të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.
Hoxha kërkoi nga Klosi të tregonte përse u mor kjo masë ndaj tyre, ndërkohë Klosi garantoi Hoxhën se askush nuk përjashtohet nga PS-ja për fjalët që thotë.
Hoxha kërkoi përshkrimin se çfarë janë 2 personat e përjashtuar, kurse Klosi në debat e sipër theksoi se kushdo ka qenë dhe është pjesë e partisë, ka dhënë kontribut të çmuar.
Debati Hoxha-Klosi:
Hoxha: Kjo fjala disiplina duket si ato që përdorin trajnerët e futbollit.
Partia është organizim vullnetar i njerëzve.
Sa herë afron fushata filloni të flisni për socialistët. Kur fitoni zgjedhjet bëheni rilindas.
Rama tha nuk e kanë me mua. Por e kanë me të kudo. Edi Rama nuk mund të fshihet pas socialistëve.
Si sekretar organizativ duhet të na japësh përgjigje se çfarë ishin ata që dolën nga selia e PS-së.
Çfarë ishin këta që dolën?
Klosi: Ky është opinion juaj?
jo që më habit është se thua që e kanë me Ramën. Kanë ndryshuar gjeneratat, kanë ardhur të rinj.
Të gjithë janë atje që kanë dhënë kontribut janë atje.
Ne nuk kemi përjashtuar asnjë për lirinë e fjalës./mxh
