Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Rumani, ku kanë humbur jetën shtatë tifozë të klubit grek të futbollit PAOK.
Më herët u raportua se mjeti në të cilin udhëtonin dhjetë persona u përplas me një autobot dhe më pas me një kamion. Si pasojë e goditjes, shtatë persona humbën jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë u transportuan në spital me lëndime të rënda.
Grupi i tifozëve ishte nisur nga Greqia drejt Francës për të ndjekur ndeshjen e Europa League që do të luhet ndërmjet Lyon dhe PAOK. Autoritetet rumune kanë nisur procedurat hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /Kb
