Last Updated on 25/07/2025 by adminfjala
Shefi i komisariatit të Delvinës, Agim Troci është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë teksa ka pësuar djegie në trup nga flakët masive që kanë prekur zonën e Senincës në Delvinë.
Troci ka qenë në terren pjesë e ekipit të zjarrfikësve dhe forcave të policisë, të cilët kanë asistuar në vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve, të cilat kanë dalë jashtë kontrolli duke djegur të paktën 11 shtëpi në fshatrat e Delvinës e duke rrezikuar zonat e tjera përreth.
Agim Troci u dërgua fillimisht për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, ndërsa tashmë është dërguar me urgjencë drejt Traumës për tu trajtuar për djegiet në zonën e barkut, krah dhe këmbë.
Gjithashtu në spitalin e Sarandës ndodhet dhe shefi i krimeve të komisariatit të Delvinës, Joni Lame, i cili është asfiksuar nga tymi. m.p.