Last Updated on 12/12/2024 by adminfjala
Duke nisur që nga viti i ardhshëm, kafeja do të kushtojë më shtrenjtë, kanë paralajmëruar kompanitë më të mëdha të prodhimit dhe importimit të kësaj lënde në botë.
Një ekspert i tha BBC-së se markat e kafes po shqyrtojnë mundësinë e rritjes së çmimeve në fillim të vitit të ardhshëm. Çmimi i kafes ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë një tregjet europiane.
Çmimi për ‘fasulen’ Arabica, të cilat përbëjnë shumicën e prodhimit global, kaloi $3.44 për paund (0.45 kg), pas një rritjeje më shumë se 80% këtë vit.
Ky shtrenjtim pritet pasi tregtarët e kafes do të kenë një rënie të prodhimit, pasi dy shtetet kryesore Brazili dhe Vietnami u goditën nga moti i keq. Ndërkohë numri i përdoruesve të kafes vazhdon të jetë në progress.
Gjigandi italian i kafes Lavazza tha se kishte bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur pjesën e tij të tregut dhe për të mos ia kaluar konsumatorëve kostot më të larta të lëndëve të para, por çmimet në rritje të kafes e detyruan përfundimisht të bëjë këtë hap.
Në një event për investitorët në nëntor, një nëpunës i lartë i Nestlé pranoi se industria e kafes po kalonte një periudhë jo të mirë duke pranuar se kompania e tij do të duhet të rregullojë çmimet dhe madhësitë e paketave.
Ndërkaq, dashamirësit e kafesë kanë të përbashkët një bakter të zorrëve, i cili është gjashtë deri në tetë herë më i bollshëm tek ata që e konsumojnë rregullisht këtë pije. Këtë e tregon studimi ndërkombëtar i publikuar në revistën ”Nature Microbiology” dhe i udhëhequr nga Universiteti i Trentos, në të cilin ka bashkëpunuar edhe Instituti Europian i Onkologjisë i Milanos.
Bakteri, i quajtur Lawsonibacter asaccharolyticus, nuk duket të ketë një rol veçanërisht të rëndësishëm për sa i përket shëndetit, por e njëjta qasje me të cilën u studiua mund të zbatohet për ushqime të tjera në kërkim të atyre që tregojnë efekte të dobishme, për gjithnjë e më të personalizuara./ S,M