Last Updated on 07/09/2025 by adminfjala
Mikel Hoxha do të ekstradohet nga Londra drejt Shqipërisë. Hoxha, i cili akuzohet për plagosjen e Admir Harunit në vitin 2018 në Gramsh, ka humbur betejën ligjore për bllokimin e ekstradimit.
Pas ngjarjes tetë vite më parë, Mikel Hoxha u arratis drejt Uellsit ndërsa u arrestua një vit më parë për llogari të Interpol Tiranës.
Gjykata e Shkallës së parë Elbasan në 23 prill 2021 e kishte dënuar Mikel Hoxhën me 17 vite burg pasi e gjeti fajtor për akuzat e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.”
Disa muaj më vonë, Gjykata e Apelit Durrës, i hoqi 13 vite burg duke e dënuar me vetëm 4 vite vuajtje dënimi. Mikel Hoxhës iu ndryshua akuza nga “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë në “Plagosje e rëndë me dashje.” m.p.
