Last Updated on 09/10/2025 by adminfjala
Kreu i Nisma Thurje, Endri Shabani është përfshirë në një debat të ashpër me Arlind Qorin, Lëvizja Bashkë, teksa ishin të ftuar në një studio televizive.
Ndërsa ishin duke komentuar garën për Bashkinë e Tiranës, ku Qori është kandidat për kryebashkiak, Shabani tha se kreu u Lëvizja Bashkë nuk fiton, ndërsa shtoi se në këtë mënyrë fuqizohet pala tjetër (referuar PS).
Ky koment nuk u prit aspak mirë nga Qori, i cili u kundërpërgjigj duke i kujtuar sherrin të nismës Shqipëria Bëhet, për një karrige në Kuvend.
Pjesë nga debati:
Shabani: Në qoftë se në vitin 2023 nuk e dinim sa vota do merrnim unë dhe Arlindi, tani e dimë. Do shkojë 13 mijë, do shkojë 20 mijë, 30 mijë, por nuk fiton. Pa dashje e fuqizojmë palën përballë, e fuqizojmë Edi Ramën. Unë s’besoj se ai e fuqizon me dashje Ramën.
Qori: Sa i përket egos, kjo punë është e provë. Mos harroni, unë jam kryetar i një partie politike që ka fitur një deputet në parlament dhe nuk jam unë. E kupton çfarë kanë bërë të tjerët? Kanë lënë kokrrën e namit duke u zënë me teze, me daja për t’u futur në atë parlament.
Shabani: Nëse merresh me tezet, me dajat… se ti ke marrë çunin e oligarkut…
Qori: Kush është çuni i oligarkut?
Shabani: Ke marrë çunin e oligarkut. Pra, ti do të dalësh kundër ndërtuesve dhe çunin e ndërtuesit e ke vënë deputet.
Qori: Të arrija pika që zonja dhe zotëria, sidomos zotëria që la nam me dajën e me tezen e kolegut të vetë..
Shabani: Vëllai yt ka qenë në listë, por të mos i futemi kësaj pune
Qori: Vëllai im nuk ka qenë në listë.
Shabani: Pse merresh me këtë punë?
Qori: Redi Muçi është pedagog. Babai i tij është pensionit./E.T
