Nga ARTUR AJAZI
Ka muaj që Sali Berisha, rreket dhe nuk mbaron sëetiketuari zv.kryeministren Belinda Ballku si “lubia e PS”. Edhe pse e zgjedhur nga vota e shqiptarëve, edhepse e emëruar ministre apo dhe zv.kryeministre, duketse Berisha ka vendosur të bëjë “pis” këdo që mban njëpost në qeverisjen Rama-4. Por sinqerisht do të ishakurioz të dija, po nga goja e Sali Berishës, se “kushështë “lubia” në PD ? Cili apo cila ka qenë “lubia” ePD, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, nga periudha2005 deri 2013 ? Duke mos përmendur periudhën 1992 deri 1997, pasi mund të dilnin shumë e shumë “lubi”, aq sa SPAK-ut do ti duheshin vite hetim. U bë si gjënormale, hajde ti sulemi një ministri, hajde si sulemikryeministrit, kreut të Kuvendit, apo dhe çdo deputeti, mjafton të jetë nga shumica qeverisëse, për ti vënë atijnofkën “hajdut, imoral, trafikant, lubi, drogaxhi” dhelloj-lloj epitetesh të tjera, që nuk do të ishin të denja as për një këshill popullor lagjeje në kohën e Enverit. Zaten, Berisha e ka shijuar gjatë atë kohë, kur përhiçgjë, të etiketonin dhe merrnin erëzin, madje dhe tëarrestonin. Por le të kthehemi tek “lubia” e PD. Kushdoe kujton, dhe nuk e harron kurrë qeverisjen e dytë, rikthimin e dytë në qeverisje të Doktor Berishës. Kushdo e kujton, se si ministrat e tij, vodhën dhegabitën pa hesap, paratë e taksapaguesve, paratë einvestimeve, paratë e ish-pronarëve, pronat dhe trojet e tyre, se si ish-ministrat e tij (duke mos përjashtuar atëvetë) shkatërruan dhe përvetësuan me forma dhemetoda mafioze, ndermarje, reparte ushtarake, ish-uzina dhe ish-kombinate, vodhën armatimin e ushtrisë, e shitën dhe futën në xhepa paratë, vodhën milionat e rrugëve. Dhe nuk ishin pak, por miliona euro. Ata vërtetë ishin “lubi”, dhe ishin një tufë e madhe. Çdo shqiptar i kujton mire, ish-ministrat e Saliut, që ikthyen institucionet në kazerma korrupsioni, se si ikthyen doganat në pikëkalimi të kontrabandës, krimitdhe trafiqeve të paligjshme. Vjedhja e tyre nuk kishtetë sosur, ashtu siç nuk kishte të mbaruar gama e krimeve, shkeljeve ligjore dhe abuzimit me postet dheparatë tona. Por deri më sot, askush nuk ka folur mbi“lubitë” e qeverisjes së Saliut, dhe kjo natyrisht ka një“hile”. U shitën toka dhe pasuri kombetare, u pasuruanish-ministrat e Berishës, me soj dhe sorrollop, dheaskush nuk ngrihet dhe ti denoncojë. U shitën tankedhe avionë, topa dhe luftanije ushtarake, dhe paratë u futën në xhepat e “lubive” të Saliut. Dhe askush nuk ka folur deri sot. Eshtë detyrim ligjor i SPAK-ut, të ndaletdhe të hetojë me themel, kush i shiti dhe ku vajtënmiliona euro që i takojnë shqiptareve ? Kështushqiptarët do të mësojnë vërtetë se, kush nishin“lubitë” e Sali Berishës dhe PD, se kush i vodhi dhegrabiti ata në 2 mandate qeverisëse, dhe se përse edhesot e kësaj dite, ata po mbeten të paprekur nga ligji ? /kb
