Supersfida mes Egnatias dhe Vllaznisë përfundoi pa fitues, me ndeshjen e javës së 28-të që u mbyll në barazim 0-0.
Takimi i zhvilluar në Rrogozhinë u karakterizua nga dominimi i vendasve në pjesën më të madhe të lojës. Egnatia krijoi disa raste për shënim, por portieri Pohls dhe mungesa e saktësisë në momentet vendimtare mbajtën të paprekur portën e Vllaznisë.
Momenti më i diskutuar i sfidës erdhi në minutën e 71-të, kur Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Balajt. Vendimi shkaktoi protesta nga lojtarët dhe stafi i Egnatias, të cilët për pak minuta u tërhoqën nga fusha.
Pas ndërhyrjes së arbitrit dhe diskutimeve, ndeshja rifilloi sërish. Edhe trajneri Edlir Tetova u ndëshkua me karton të kuq për protesta.
Me këtë barazim, Vllaznia mbetet në krye të renditjes me 52 pikë, ndërsa Egnatia ndjek në vendin e dytë me 50 pikë./mxh
