Policia italiane po përgatitet për Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, duke vendosur në vijën e parë njësitë me qentë dhe ekipet e shpërthimit të bombave për sigurinë e zonave olimpike.
Njësitë me qentë janë të trajnuara përmes një programi të specializuar që lidh çdo qen me trajnerin e tij. Policia thotë se ekipet lejohen të operojnë vetëm kur partneriteti midis qenit dhe trajnerit arrin një nivel të plotë koordinimi.
Këto njësitë punojnë në katër fusha: mbështetje dhe mbikëqyrje të rendit publik, zbulim të narkotikëve, zbulim të eksplozivëve dhe kërkim-shpëtim, si në hapësira të hapura, ashtu edhe nën rrënoja.
Bashkë me to operojnë edhe oficerët e shpërthimit të bombave, të cilët kryejnë inspektime parandaluese dhe procedura pastrimi në ngjarje të mëdha, përfshirë Lojërat e 2026‑s.
Policia italiane thotë se puna e përbashkët e njësive me qentë dhe teknikëve të bombave është një shtyllë kryesore e sistemit të sigurisë në Milano-Cortina, me qëllim mbrojtjen e sportistëve, delegacioneve dhe spektatorëve./mxh
