Kalimi kufitar i Rafah në Gaza u hap sërish për qindra palestinezë, të hënën, më 2 shkurt, një hap i rëndësishëm në zbatimin e armëpushimit që synon t’i japë fund luftës.
Ky është i vetmi kalim për këmbësorë drejt Egjiptit, i cili kishte qëndruar i mbyllur pothuajse dy vjet. Hyrja në kalim bëhet me kufizime të rrepta, por lejon largimin ose rikthimin e banorëve të Gazës.
Rafah dikur ishte një qytet me rreth 250 mijë banorë, por që nga konfliktet e mëparshme Izraeli e ka shkatërruar dhe zbrazur plotësisht. Sot, kalimi mbetet rruga e vetme për të dalë jashtë për shumicën e mbi 2 milion banorëve të Gazës.
Video nga vendi tregon vullnetarët e Kryqit të Kuq duke ndihmuar qytetarët të hipin në automjetet pranë kalimit, i cili ka qëndruar pothuajse i mbyllur gjatë shumicës së kohës së luftës.
Rihapja e këtij kalimi është një nga hapat kryesorë të fazës fillestare të armëpushimit, të ndërmjetësuar nga SHBA në tetor, dhe konsiderohet vendimtare për qasjen e palestinezëve në botën e jashtme./mxh
