Last Updated on 30/04/2026 by EL
Tre shqiptarë të cilët punonin në një shtëpi të madhe kanabisi, në zonën e Greater Manchester, në angli, kanë marrë dënim me burg.
Ata janë Indrid Hysembelli, 26 vjeç, Xhoi Kasaj, 30 vjeç, dhe Romeo Toska, 26 vjeç, dhe ranë në pranga teksa u gjetën nga policia duke u përpjkeku të fshiheshin në papafingon e një njësie industriale.
Të hënën, Hysembelli u dënua me tre vjet e shtatë muaj burg, Toska me dy vjet e tetë muaj më 23 mars, së bashku me Kasajn, i cili u dënua me dy vjet e tre muaj.
Ndërtesa ku Hysembelli, Toska e Kasaj qëndronin dhe ushtronin aktivitetin kriminal, ishte në masa të forta sigurie dhe për këtë arsye policisë iu desh të përdorte pajisje të specializuara për të hyrë. Në të u gjetën katër krevate marinari, një sobë, frigorifer dhe një televizor që shfaqte pamje nga kamerat e vendosura rreth jashtë ndërtesës.
Po ashtu polica gjeti dhe sekuestroi 889 bimë kanabisi me një vlerë rreth 986,800 paund, si edhe aho që është me e pazakonta në këtë histori, fotografi të tre shqiptarëve duke pozuar të buzëqeshur pranë grumbujve të kanabisit.
“Ky ishte një operacion i rëndësishëm dhe shumë i organizuar për kultivimin e kanabisit, duke prodhuar drogë me vlerë pothuajse 1 milion paund dhe duke paraqitur një rrezik serioz për komunitetin lokal. Tregtia e drogës nuk është një krim pa viktima. Ajo është e lidhur ngushtë me aktivitetet e dhunshme të bandave dhe shfrytëzimin e njerëzve të cenueshëm. Këto dënime dërgojnë një mesazh të qartë se ata që janë të përfshirë në prodhimin dhe furnizimin e drogërave të paligjshme do të identifikohen, arrestohen dhe do të nxirren para drejtësisë”, tha detektivi Christopher Brown për BBC./ET
