Last Updated on 26/07/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Porto Palermo, ku për të katërtin vit radhazi është zhvilluar iniciativa “Preserving Our Sea”. Rama u shpreh se ky aksion ka bashkuar qindra vullnetarë, zhytës profesionistë dhe komunitetin lokal për pastrimin e bregdetit, ujërave të Porto Palermos dhe zonës përreth Kalasë së Ali Pashës.
Sipas kryeministrit, kjo nismë është një shembull i kujdesit për detin, mjedisin dhe trashëgiminë natyrore të vendit. Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për mbrojtjen e pasurive natyrore dhe ruajtjen e bukurive të bregdetit shqiptar për brezat e ardhshëm.
Postimi i plotë:
“Porto Palermo, ku për të katërtin vit radhazi iniciativa “Preserving Our Sea” bashkoi qindra vullnetarë, zhytës profesionistë dhe komunitetin lokal për pastrimin e bregdetit, Kalasë së Ali Pashës dhe ujërave të Porto Palermos, duke dhënë një shembull të bukur të kujdesit për mjedisin dhe trashëgiminë tonë natyrore”/mxh
