Last Updated on 02/11/2026 by EL
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar sot vendimin e Presidentit Bajram Begaj, për të dekretuar hartën e re territoriale të vendit, e cila strukturon bashkitë duke ulur numrin, nga 61 që janë aktualisht në 46 të tilla.
I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, politikani demokrat nuk e ka mbajtur dot të qeshurën teksa prezantuesja e pyeste për zhvillimet nga zyra e Presidentit.
“Ai bën fejesën pas dame”, u shpreh ish-deputeti, duke theksuar se kreu i shtetit duhet të dekretonte më parë reformën e re që e redukton numrin e bashkive, dhe më pas të shpallte datën 9 Maj si datë për zgjedhjet lokale.
Presidenti Bajram Begaj është kritikuar ditët e fundit në publik për shkak se dekretoi 9 Majin për zgjedhjet lokale, pasi kjo datë ishte artikuluar më herët publikisht, nga përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste./et
