Last Updated on 01/07/2025 by adminfjala
Nga sot hyn në fuqi marrëveshja historike e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.
Qindra mijëra emigrantë shqiptarë mund të përfitojnë vitet e punës të mbledhura në të dy vendet.
Pas dekadash pritjeje, puna jashtë kufijve më në fund shpërblehet me dinjitet.
Nga marrëveshja për njohjen e ndërsjellë tëviteve të punës përfitojnë edhe qytetarët italianë që jetojnë në Shqipëri.
Nga marrëveshja nuk do të përfitojnë vetëm përfituesit e pensionit të pleqërisë, por edhe ata të invaliditetit. Gjithashtu, do t’u njihen vitet e punës edhe invalidëve apo ata që kanë marrë leje si pasojë e sëmundjeve apo lindjeve.
Qeveria e vendit fqinj ka parashikuar një fond prej 136 milionë eurosh për ta deri në vitin 2032. Buxheti i dedikuar nis me 7,6 milionë euro për vitin e parë të aplikimit dhe mbyllet me 20,3 milionë në fund të këtij planifikimi buxhetor./e.t