Last Updated on 17/11/2025 by EL
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij në “Rrugën e Salës” për t’iu bashkuar protestës së opozitës e cila po zhvillohet para Kryeministrisë.
Ndryshe nga herë te tjera, kryedemokrati nuk është nisur për në protestë nga selia blu i shoqëruar nga deputetë dhe mbështetës, por nga shtëpia e tij i shoqëruar nga truprojat.
Teksa njoftoi protestën e sotme, Sali Berisha tha se “Kuvendi do të bëhet para Kryeministrisë”. Ai doli nga banesa në orën 18:19, ndërsa shoqërohet nga disa mbështetës./e.t
