Last Updated on 08/05/2026 by EL
Pak minuta para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, drejtori i policisë së Shtetit, Skënder Hitaj ka zbritur vetë në Bulevard, atje ku pritet të mblidhen mbështetësit e PD për të zhvilluar marshimin.
Gjatë inspektimit të masave të marra për mbarëvajtjen e tubimit, Hitaj i ka kërkuar grupit të menaxhimit të shërbimeve policore të angazhuara me shërbim, të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm në garantimin e rendit dhe sigurisë
Protesta e PD pritet të nisë në orën 19:00. Tubimi, që do të nisë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të zhvillohet në formën e marshimit dhe do të mungojnë fjalimet./ET
