Last Updated on 20/02/2026 by Monika
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi tha sot se gjatë protestës kombëtare të opozitës, demokratët nuk kanë asnjë pritshmëri nga organet e Policisë së Shtetit.
Në një prononcim për A2 CNN, Këlliçi u shpreh se ky institucion ka në krye një individ me sjellje banditeske si Ilir Proda, që sipas tij, është vendosur në shërbim të plotë krimit të organizuar.
“Sot ky institucion, me në krye një bandit si Ilir Proda, është në shërbim të plotë krimit të organizuar, narkotrafikut dhe kriminelëve të lidhur me qeverinë. Kështu që, ne nuk kemi asnjë pritshmëri nga Policia e Shtetit. Nuk kemi për qëllim, tendencë apo objektiv të cenojmë as edhe një oficer të rendit publik, as edhe t’i cenohet fija e flokut as edhe një zyrtari të Policisë së Shtetit, por çdo reagim dhe dhunim ndaj qytetarëve protestues do të ketë pa diskutim edhe përgjigjen proporcionale nga ana jonë”,-tha Këlliçi./mxh
