Deputeti i PD-së Bujar Leskaj mori pjesë në protestën për mbështetjen e krerëve të UÇK-së. Mediat bënë me dije se Leskaj ka shkelur urdhrin e PD-së.
Mirëpo, Berisha në konferencën për mediat tha se nuk ka pasur urdhër nga Partia Demokratike për të marrë pjesë apo jo në protestë.
“Së pari, në lidhje me deklaratën e Bujar Leskajt, dua të theksoj se nuk ka pasur urdhër për të marrë pjesë apo për të mos marrë pjesë në protestën e Organizatës së UÇK-së”, deklaroi Berisha.
Berisha theksoi se ka shprehur konsideratat e tij ndaj kësaj kauze. “Unë mbështes luftën e drejtë të udhëheqësve dhe luftëtarëve të UÇK-së dhe kam shprehur konsideratat e mia për këtë.”
Berisha dënoi ashpër manipulimin që sipas tij po i bëhet kësaj kauze nga kryeministri aktual Edi Rama. “Dënoj manipulimin e tmerrshëm me këtë kauzë të Edi Ramës dhe kujtdo tjetër”, tha ai./kb
