Last Updated on 14/10/2026 by EL
Përshkallëzimi i revoltës studentore dhe përplasjet e ashpra në rrugët e kryeqytetit kanë marrë një jehonë të madhe në mediat ndërkombëtare.
Agjencia më e madhe amerikane e lajmeve, Associated Press (AP), ka zbarkuar në Tiranë ku po transmeton në kohë reale (live) zhvillimet dramatike dhe përplasjet nga protesta e të rinjve.
AP i bashkohet kështu gjigantit tjetër mediatik britanik, Reuters.
Tashmë, dy agjencitë më të mëdha globale të lajmeve ndodhen në terren në kryeqytet, duke pasqyruar minutë pas minute përballjen e studentëve me forcat e policisë përpara një publiku ndërkombëtar./ET
