Last Updated on 13/10/2026 by EL
Një protestues i lënduar është marrë nga policia. Sic shihet nga pamjet, të paktën 4 policë që e mbajnë nga gjymtyrët, ndërsa këmba e djathtë i lëkundet.
Disa vajza që e filmojnë thonë “ua, i ka rënë të fikët” dhe “ua, i kanë thyer këmbën.”
Mësohet se protestuesi ka pësuar frakturë në këmbë, përkatësisht në kockën e femurit dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin e Traumës.
Momentalisht, ai është i vetëdijshëm./ET
