Last Updated on 08/05/2026 by Monika
Protestuesit dhe deputetët e opozitës janë zhvendosur në selinë e Partisë Demokratike. Sipas raportimeve, pritet që të ketë një vendimarrje lidhur me vijimin e protestës së sotme.
Zhvendosja e protestuesve në selinë blu erdhi pas bllokimit të marshimit drejt Ministrisë së Brendshme nga policia, ku u regjistruan dhe përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve.
Si pasojë pati hedhje të ujit me presion ndaj protestuesve më qëllim shpërndarjen e tyre, ndërsa nuk kanë munguar dhe hedhjet e lëndëve piroteknike./mxh
